Rozë

Fero anulon albumin, më nuk këndon në gjuhën shqipe!

Reperi, Fero

Reperi nga Gjilani, Fero është shumë aktiv me projekte të reja muzikore.

Ai kohë më parë kishte paralajmëruar edhe albumin e tij më të ri, por gjatë ditës së sotme përmes një Instastory ai ka treguar se ka anuluar publikimin e tij.

Fero ka treguar se kënga e tij ”Bella” e cila ende nuk është publikuar, është e fundit që është krijuar në gjuhën shqipe.

”Anulohet albumi. Bella muzika e fundit e Feros në gjuhën shqipe, shihemi – nimi të gjithë”, ka shkruar Fero.

Nuk dihet se cfarë e shtyri artistin që të marrë një vendim të tillë, por gjasat janë se ai do të sjellë projekte ndërkombëtare./SHQIP.com

https://www.youtube.com/watch?v=SOVDcDcLSfo