Ferizaj: Policia gjobitë dy shoferë dhe ua merr patentën e shoferit
Publikuar:
(14.04.2022 09:39:40)
Dy vozitës nga qyteti i Ferizajt janë gjobitur nga Policia e Kosovës për shkak të shkeljes se rregullave në trafik.
Të dy shoferët janë dënuar me nga 300 euro gjobë, 3 pikë negative dhe 6 muaj heqje të patent shoferit.
Po ashtu është bërë e ditur se njëri prej shoferëve ishte i moshës 19 vjeçare kurse shoferi tjetër i moshës 59 vjeçare.
Policia e Kosovës në vazhdimsi po bën apel te qytetarët që të respketojnë rregullat e trafikut./Shqip.com


Gjoba e Policisë