Sport Shqiptar

Ferizaj ndal Trepçën 89, Drenica merr pikë të plota

Dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, që u zhvilluan sot kanë përfunduar.

Trepça 89 nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë përball Ferizajt të sapo promovuar.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1:1.

Të dyja golat u shënuan në pjesën e dytë, pasi pjesa e parë përfundoi pa gola 0-0.

Goli i parë u shënua nga Drilon Sadiku, derisa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Gashi.

Ferizaj mbeti me një lojtar më pak pasi që Orana u ndëshkua me karton të kuq.

Fitore ka shënuar Drenica përball Dukagjinit me rezultat 1:2.

Bintsoukas shënoi golin e parë në minutën e 12-të, kurse në minutën e 39 rezultatin e dyfishoi Vojvoda.

Vendasit në pjesën e dytë vetëm arritën ta ngushtonin epërsinë me anë të Otto John./Shqip.com