Sport Shqiptar

Ferizaj mposht në ndeshje kontrolluese Belasicën e Strumicës

FC Ferizajt ka shënuar fitore në miqësore e zhvilluar të mërkurën ndaj skuadrës së kategorisë së dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, Belasica e Strumicës, me rezultatin 2:0, shkruan Shqip.com.

Golat e fitores për ferizajasit i shënuan Albin Krasniqi dhe Mateo Panadiq.

Skuadra e Ferizajt në faqen zyrtare ka njoftuar se të enjten në orën 14:00, do të zhvillojë tjetër miqësore.

Ekipi I Superligës së Kosovës të ballafaqohet me Teteksin.

/Shqip.com