Lajme

Ferizaj: Aktakuzë ndaj 13 personave për keqpërdorim dhe marrje ryshfeti

Prokuroria Themelore në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj 13 personave të pandehurve, ndër ta nëntë janë persona zyrtarë – teknikë të pylltarisë dhe roje pylli pranë Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, njofton Shqip.com.

Siç njofton prokuroria, të pandehurit janë S.M., B.U., H.B., R.U.,B.B., I.H., A.B.,A.A., N.A. H.N, A.K., R.A., dhe I.Q.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat iu vihen në barrë. /Shqip.com