Fejohet në moshën 77-vjeçare këngëtari i njohur anglez
Publikuar:
(22.08.2021 11:38:54)

Kantautori anglez, Roger Waters është fejuar për herën e pestë, në moshën 77 -vjeçare, transmeton SHQIP.com
E fejuara e tij është e njëjta grua që u shfaq në tapetin e kuq me të në festivalin e filmit në Venecia në vitin 2019 për filmin e tij të koncertit, “Us Them”.
Siç raportojnë mediat e huaj ata tashmë janë shumë të lumtur më njëri-tjetrin dhe tashmë kanë vendosur që të kalojnë në një fazë tjetër të lidhjes.

Waters ishte ndarë me gruan e tij të katërt, Laurie Durning. Çifti u martua në vitin 2012 pasi jetuan së bashku për 10 vjet.

Kantautori dëshmoi në atë kohë se marrëdhënia “ishte prishur në mënyrë të pakthyeshme”./SHQIP.com