Fejohet futbollisti i Kombëtares së Kosovës, publikon fotot
Publikuar:
(24.12.2021 17:33:55)

Edhe një futbollistë i Kombëtares së Kosovës i ka dhënë fund beqarisë.
Bëhet fjalë për djaloshin nga Deçani, Florent Hadërgjonaj i cili u fejua me Dorina Podrimja.
“Ajo tha Po”, shkroi futbollisti krahë imazhit teksa tregonte unazën në gishtin e të fejuarës së tij.
Ndryshe Florenti ishte shumë i rezervuar në këtë aspekt dhe deri javë më parë nuk dihej që ai ishte në një lidhje dashurie.
Ndryshe, Hadërgjonaj aktivizohet në superligën turke me skuadrën “Kasimpasa”./SHQIP.com