Federer po rikthehet
Publikuar:
(26.04.2022 20:30:07)

Federerit po i rikthehet buzëqeshja në fytyrë.
Ai do të luaj në turneun “Swiss Indoors” që mbahet në muajin tetor.
Roger është favorit për ta fituar këtë ngjarje, pasi numëron dhjetë tituj.
Tenisti zviceran nuk ka pësuar asnjë humbje në këtë garë – qysh nga viti 2013.
40-vjeçari po ashtu po planifikon gjithashtu të luajë për “Team Europe” në eventin e Laver Cup në Londër në shtator.
Rikthimi i tij është një lajm i madh për sportin e tenisit, pasi ai konsiderohet si një nga më të mirët që ka luajtur ndonjëherë.
Për shkak të problemeve fizike dhe pauzës së gjatë, Federer është në pozitën e 41-të në ranglistën botërore. /Shqip.com