FC Vjosa dhe Rilindja 1974 – zyrtarisht janë pjesë e Ligës së Parë
Publikuar:
(29.05.2022 19:55:31)

Edhe Liga e Dytë e futbollit të Kosovës i mbylli perdet sot.
Më së shumti kësaj i janë gëzuar FC Vjosa dhe KF Rilindja 1974.
Të dyja këto skudra kanë siguruar biletën për inkuadrim në Ligën e Parë.

Vjosa – veçse e kishte siguruar kalimin në një kategori më lartë – një javë më parë, teksa sot u shpall kampione.
Në anën tjetër, Rilindja barazoi 2-2 ndaj Dardanisë – për të arritur objektivin kryesor.

Të dyja golat për këtë sukses historik i shënoi Bleron Tolaj.
Teksa, dy skuadrat që kanë lëshuar vend nga Liga e Parë janë Vitia dhe Besa./Shqip.com