FC Prishtina rikthehet në stadiumin “Fadil Vokrri”
Publikuar:
(30.03.2023 21:13:59)

FC Prishtina pas një kohe të gjatë do të rikthehet nëpër t’i zhvilluar ndeshjet në stadiumin e saj, “Fadil Vokrri”.
Prishtina në stadiumin e saj do të rikthehet të shtunën për ndeshjen ndaj Trepça ’89 që zhvillohet në kuadër të Albi Mall Superligës
Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të Shqip.com pranë klubit “bardhekaltër”.
Prishtina që nga dhjetori nuk ka zhvilluar ndeshjet në stadiumin e saj për shkak të riparimit të fushës.
Ndeshjet si vendas skuadra “bardheklatër” i ka zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
/Shqip.com