Sport Shqiptar

FC Malisheva bëhet me trajner të ri

FC Malisheva

Sami Sermaxhaj është emëruar trajner i ri i FC Malishevës.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit – në Facebook.

Sermaxhaj – ka përvojë të madhe në futbollin kosovar, teksa së fundmi ka qenë trajner i KF Drenicës.

Te bardhekaltërit – ai do e zëvendësojë Arsim Thaqin, i cili u shkarkua ditë më parë nga detyra.

Malisheva – gjendet në pozitën e tetë në tabelë – me shtatë pikë të grumbulluara.

Ky ekip ka regjistruar dy fitore, një barazim dhe katër humbje deri më tani./Shqip.com