FC Ballkani zbulon datën kur do e festojnë titullin e kampionit në Suharekë
Publikuar:
(21.05.2023 17:05:36)

Ballkani ka arritur një sukses të madh duke u shpallur kampion i edicionit 2022/23 në Superligën e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja me fitoren prej 2-0 u konfirmua si kampion i Kosovës duke e mbrojtur kështu titullin nga sezoni i kaluar.
Ekipi nga Suhareka ka njoftuar përmes Facebook datën se kur do të festohet zyrtarisht kjo arritje.Sipas postimit të tyre titulli do festohet të dielën me datë 28.05.2023.
/Shqip.com