Sport Shqiptar

FC Ballkani: Nëse shteti ose qeveria nuk mund të na ndihmoj, të paktën mos të na pengoj

FC Ballkani

80 mijë euro ishte shuma që i pari i Suharekës, Bali Muharremaj dhe asambleistët e kësaj komune u pajtuan që të ndajnë për FC Ballkanin – pasi u shpall kampion i Kosovës.

Por, përmes një reagimi zyrtar – klubi në fjalë ka potencuar se e njëjta shumë ëshë bllokuar nga Qeveria e Kosovës.

“Nëse shteti ose qeveria në fjalë nuk mund të na ndihmoj, të paktën mos të na pengoj në rrugëtimin tonë i cili është bërë me shumë sakrifica biznesore dhe familijare duke punuar dhe investuar në sport, ku shumë familje në klubin e FC Ballkanit marrin paga duke mbajtur familjet e tyre, në këtë formë të neglizhimit po largohen investitoret edhe sportistët tanë nga vendlindja e tyre”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Arsyejet pse ka ndodhur diçka e tillë – siç pretendohet nga ky reagim nuk janë bërë akoma të ditura.

Teksa, sa i përket anës së garave, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve do të përballet me ekipen e Zalgiris nga Lituania.

Për Ballkanin kjo është hera e parë në histori që do marrin pjesë na garat evropiane dhe hera e parë që është shpallur kampion i Kosovës. /Shqip.com