Lajme

Fatmir Limaj reagon ashpër ndaj statusit të Hekuran Muratit: Në sekond u dasht me shkarku Albini

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati duhet të shkarkohet, pasi kërkim falja nuk mjafton.

Ai tha se Murati me statusin e tij para gjashtë vitesh ka fyer dhe ofenduar vlerat e këtij populli dhe se ai s’e njeh luftën hiç.

“Falja nuk mjafton, kjo nuk mbyllet me falje. Në qat sekond u dasht me shkarku Albini”, tha Limaj në Kanal 10.

Ndryshe, ditë më parë, Murati ka kërkuar falje për statusin që ai ka shkruar vite më parë.

Ai ka thënë se postimet të cilat ai i kishte bërë në të kaluarën për pjesëtarët e UÇK-së, kanë qenë nga mllefi.

Lexo edhe:
Murati kërkon falje për postimet e bëra kundër UÇK-së

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka thënë se mllefin e kishte me ata që po e shtrembëronin historinë me fryrjen e listave të veteraneve për përfitime personale.

Lexo edhe:
PSD-ja shtyn protestën ndaj Hekuran Muratit: Duhet një organizim më i fuqishëm

Në lidhje me këtë postim shumë persona janë duke kërkuar shkarkimin e tij, madje PSD kishte paralajmëruar protestë, por që më vonë njoftoi se është shtyrë për një moment të dytë./SHQIP.com