Sport Ndërkombëtar

Fatit po i buzëqesh fati

Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati

Fati i shkruan në fanellë.

Por, fati po i mungonte në fushën e gjelbër – pasi lëndimet e zbehën shkëlqimin e tij.

Ansu – është rikthyer në stërvitje me Barcelonën, të martën – pas një mali me probleme që kaloi.

19-të vjeçarit i është kthyer buzëqeshja në fytyrë – pas shumë lotëve.

Image
Ansu Fati – në stërvitje

Ende nuk dihet një datë e saktë se kur do të rikthehet të luaj, por fakti që ka lënë lëndimin prapa krahëve është një lajm i madh për blaugranët.

Ansu – nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje qysh nga 21 janari – kur e lëshoi fushën me lot në sy kundër Athletic Bilbaos.

Në “Camp Nou” – ai vlerësohet si një nga talentët më të mëdhenjë të dalë nga “La Masia” në vitet e fundit.

Ansu Fati has femoral biceps injury
Ansu Fati – duke qajtur pas lëndimit që pësoi ndaj Athletic Bilbaos

Fakti që klubi vendosi – që ai të marrë numrin 10-të pas largimit të Leo Messit e tregon më së miri se çfarë besimi kanë në të.

Ai ka kontratë me katalunasit – deri në vitin 2027, teksa sipas “Transfermarket” vlera e tij në tregun e transferimeve është 60 milionë euro.

Barcelona won't enjoy hearing Ansu Fati's prognosis
Ansu Fati

Një dilemë e madhe do jetë se kush do luaj në fazën e sulmit si startues – pas rikthimit të spanjollit.

Depay, Torres, Aubamyeang, Dembele, Luuk de Jong, Braithwait janë në dispozicion të trajnerit Xavi Hernandez – në repartin sulmues.

Dilema të madha për Xavin./Shqip.com