Fansat i bëjnë një kërkesë të çuditshme Semit

Semi Jaupaj është një nga këngëtaret shqiptare që posedon vokal të artë. Ajo njëherish është edhe një nga ish-banoret e Big Brother Vip, eksperienca e të cilës nuk ishte dhe shumë e gjatë.
Semi si mikja më e mirë e Borës ka qenë shpesh temë diskutimi në mediat rozë edhe për shkak të historisë së dashurisë mes trekëndëshit Donald-Bora-Trixa.
Kënga e fundit me titull “Mos u kthe” ishte dedikim për këtë histori, madje edhe kënga e re që ka paralajmëruar aludohet të jetë dedikim për të njëjtat personazhe.
Së fundmi, fansat i kanë bërë një kërkesë të çuditshme Semit e cila e ka zbuluar duke postuar bisedën.
“A po e hedh kangën para se t’kthehem me ishin t’lutem. Ose hedhe pjesën n’Tik-Tok ta bajm ni video për ne të lutem”, ka shkruar fansja.
“Unë them të presësh edhe pak”, u përgjigj Semi.
Siç shihet duhet të presim edhe pak për projektin më të ri nga Semi./Shqip.com
