Fanella e legjendarit Jordan shitet për shumën marramendëse
Publikuar:
(26.05.2023 16:20:19)

Fanella e Përfaqësueses së SHBA-së, të cilën e ka bartur Michael Jordan në Lojrat Olimpike të vitit 1992, në Barcelonë, është shitur për 3 milionë e 300 mijë dollarë.
Sipas mediave amerikane, bëhet fjalë për fanellën të cilën Jordan e ka veshur në sfidën e gjysmëfinales, kundër Lituanisë.
Përveç fanellës së tij, në ankand ishin fanellat e Magic Johnson, Larry Bird, Clyde Drexler, Scottie Pippen, Charles Barkley e të tjera, mirëpo vetëm fanella e Jordanit arriti një shumë marramendëse.

Kujtojmë se në vitin 1992, për herë të parë u lejua që basketbollistët profesionistë nga NBA, të marrin pjesë në garat e Lojërave Olimpike.
/Shqip.com