Lajme Botë

Familjes Assange i ndalohet marrja e librit për themeluesin e WikiLeaks në parlamentin e Australisë

Stafi i sigurisë në Shtëpinë e Parlamentit në Canberra sekuestroi kopjet e një libri për Julian Assange nga anëtarët e familjes së tij teksa ata hynë në ndërtesë për të takuar deputetët të enjten, duke e konsideruar atë “material proteste”.

Siç ka raportuar “The Guardian“, familja dhe mbështetësit e Assange vizituan parlamentin të enjten për t’i kërkuar qeverisë së Anthony Albanese të ndërhyjë në ekstradimin e propozuar të themeluesit të WikiLeaks nga Britania e Madhe në Shtetet e Bashkuara.

Ata mbanin kopje të një libri të cilin synonin t’ua jepnin deputetëve dhe mediave mbi rastin e Assanges nga Nils Melzer, ish-raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për torturën

Por vëllai i Assange, Gabriel Shipton, tha se sigurimi i parlamentit refuzoi ta linte familjen ta merrte librin në ndërtesë, sepse ata e konsideruan atë si “material proteste”.

“Unë po thoja ‘kjo është qesharake. Ata janë libra”, tha Gabriel Shipton. 

“Unë ofrova të telefonoja Andreë Ëilkie, i cili ishte deputeti që bashkë-kryesoi miqtë Parlamentar të Grupit Bring Julian Assange në shtëpi. Ai tha ‘po, vazhdo, telefonoje, por nuk mund t’i marrësh librat’.

Por Louise Bennet, një aktiviste me fushatën “Bring Assange at home”, tha se veprimet e sigurisë ishin “qesharake”.

“Ata ishin tepër të bindur se ishte material proteste dhe se nuk lejohej të hynte në ndërtesë,” tha Bennet.

“Thjesht ma merr mendjen. Kjo është lloji i gjërave që ne shohim në Amerikën e Trump, që ne e kritikojmë në Kinë. Nga se ka frikë parlamenti ynë që nuk mund të fusim një libër?”.

Departamenti i Shërbimeve Parlamentare tha se nuk mund të komentonte mbi “çështje specifike të sigurisë operacionale”.

Gabriel Shipton mori pjesë në parlament me babain e Assange, John Shipton, dhe aktivistë të tjerë.

Gjatë vizitës së tyre, ata ngritën shqetësime për mungesën e progresit që nga zgjedhjet e majit. Familja i kërkoi Anthony Albanese që ta bënte çështjen “të panegociueshme” me SHBA.

Gabriel Shipton tha të premten se ishte i zhgënjyer nga retorika e qeverisë së re, e cila tha se kishte pësuar një “ndryshim të rëndësishëm” që kur fitoi detyrën.

Ai tha se laburistët kishin qenë shumë më të drejtpërdrejtë në kritikat e tyre për trajtimin e Assange përpara zgjedhjeve.

Albanese ka thënë se ai synon ta ndjekë çështjen në mënyrë diplomatike dhe se “jo të gjitha punët e jashtme bëhen më së miri me zhurmë”.

Lexo edhe:
Julian Assange mund të ekstradohet në SHBA

Para disa muajsh është raportuar se themeluesi i Wikileaks, Julian Assange mund të ekstradohet nga Britania e Madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vendosur Gjykata e Lartë.

SHBA-ja fitoi apelin e saj kundër një vendimi të gjykatës në Mbretërinë e Bashkuar të janarit që ai nuk mund të ekstradohej për shkak të shqetësimeve për shëndetin e tij mendor.

Gjyqtarët u qetësuan nga premtimet e SHBA-së për të reduktuar rrezikun e vetëvrasjes. E fejuara e tij tha se ata synonin të apelonin, shkruan BBC, transmeton Shqip.com.

Assange kërkohet në SHBA për publikimin e mijëra dokumenteve të klasifikuara në 2010 dhe 2011.

Gjyqtarët e lartë zbuluan se gjyqtarja e ulët e kishte bazuar vendimin e saj në janar në rrezikun që Assange të mbahej në kushte shumë kufizuese burgu nëse ekstradohej.

Megjithatë, autoritetet amerikane më vonë dhanë garanci se ai nuk do të përballej me ato masa më të rrepta nëse nuk kryente një veprim në të ardhmen që i meritonte ato.

Duke dhënë gjykimin, Kryegjykatës Lordi Burnett tha: “Ky rrezik është në gjykimin tonë të përjashtuar nga garancitë që ofrohen.

“Nga kjo rezulton se jemi të kënaqur që nëse garancitë do të kishin qenë para gjyqtares, ajo pyetjes përkatëse do t’i përgjigjej ndryshe”.

E fejuara e Assange, Stella Moris e quajti vendimin “të rrezikshëm dhe të gabuar”, duke shtuar se garancitë e SHBA-së ishin “në thelb të pabesueshme”./SHQIP.com