Lajme

Familjarët e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë paraqitur kërkesa për vizitë në Hagë

Haga

Nga Ministria e Drejtësisë kanë bërë të ditur se familja e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë bërë kërkesa që t’i vizitojnë ata në Hagë.

Gjykata Speciale raportohet se nga 15 korriku i ka lejuar vizitat familjare.

Këtë e konfirmoi edhe Gnec Nimoni, shef i kabinetit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Deri më tani i kemi pranuar dy kërkesa për vizita familjare në Hagë. Ato i kanë parashtruar familjarët e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ata do të mbështeten edhe financiarisht nga shteti për qëndrim dhe ushqim. Ata kanë të drejtë që të qëndrojnë deri në tre ditë”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

Gjykata Speciale po i akuzon për “krime lufte”, ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Shqip.com