Lajme

Familja dyshon te vaksina anti-COVID, policia jep detaje për vdekjen e gruas nga Malisheva

Vdekje / Ilustrim
Vdekje / Ilustrim

Një grua është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë gjatë pasdites të së enjtes.

Policia ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e viktimës që e ka konstatuar mjeku i QKMF-së.

“Malishevë, 07.10.2021 – 14:10. Në QKMF është sjellë pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku i QKMF-së”, thuhet në njoftim.

QKMF “Shpëtim Robaj” – Malishevë

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Rasti është duke u hetuar.

Gjatë së enjtes, Shqip ka raportuar se familja e viktimës po dyshon se shkak i vdekjes së saj është vaksina anti-COVID.

“Sipas mjekut kujdestar nuk vërehet ndonjë element dyshimi rreth vdekjes por ne kontakt me familjaret e viktimës të njëjtit deklarojnë dhe dyshojnë se shkaktar i vdekjes mund te jetë vaksina Anti Covid-19 te cilen viktima e kishte marrë para tre dite në QKMF Malishevë”, ka thënë pë redaksinë, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj. /Shqip.com