Falet namazi i Fitër Bajramit
Publikuar:
(02.05.2022 07:01:57)

Pas agjerimit në muajin e shenjtë të Ramazanit, myslimanët anembanë botës, sot festojnë Fitër Bajramin.
Manifestimi Qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Prishtinës “Sulltan Mehmet Fati”.
Manifestimi nisi në ora 04:10, me faljen e namazit të sabahut, ndërsa namazi i Fitër Bajramit është falur në ora 06:09.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në meshazin e e tij të urimit bëri thirrje për unitet ndërmjet njerëzve pa dalllim.
Kjo festë pason muajin e Ramazanit, i cili filloi më 2 prill dhe përfundoi më 1 maj./Shqip.com