Art Jetese

Faktori që ndikon në shtimin në peshë

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të rriturve por edhe të të vegjëlve.

Një studim thotë se mbipesha dhe obeziteti kanë një ndikim të fortë në tru.

Kur njeriu, i madh apo i vogël, është obez, në trurin e tij nxitet një reagim inflamator që motivon ushqyerjen pa karar dhe të keqe, e cila më pas rrit predispozitën e një shëndeti të ligë në të ardhmen.

Thënë shkoqur , nëse që fëmijë njeriu mësohet të hajë me tepri, kur të rritet, truri do e nxisë të ushqehet me të njëjtat ritme, frekuencë dhe intenstitet.

Studiuesit janë të alarmuar për faktin se obeziteti tek tek fëmijët është katërfishuar në 40 vitet e shkuara, sepse sipas tyre, sa më obezë të jenë njerëzit në fëmijëri, aq më problematik do të jetë shëndeti i tyre.

Përse Obezë e kanë të vështirë të humbasin në peshë

Të dhënat tregojnë se sa më gjatë të jetë obezë ose mbipeshë njeriu aq më të vështirë do ta ketë të humbasë kilogramët e tepërt.

Një studim tregoi se sa më shumë depozita dhjamore të ketë njeriu aq më e vështirë do të jetë humbja e tyre.

/Shqip.com