Sport Ndërkombëtar

“FAKE” – Mbappe i përgënjeshtron raportimet se ka kontroll në PSG

Kylian Mbappe

Vazhdimi i tij te Paris Saint-Germain para disa javësh u përfol gjerë e gjatë.

Por, ishte kontrata që klubi parisien i ofroi Kylian Mbappe-s që nxiti debate dhe kundërthënje në botën e futbollit.

U raportua se francezit i është dhënë e drejta që të zgjedhë se kë ta largoj dhe kë ta afroj në skuadër.

Megjithatë, sulmuesit duket se iu ‘mbush kupa’ dhe vendosi të reagojë përmes një ‘tweeti’ në rrjetin e tij social Twitter, në postimin e mediumit anglez SportBible.

Postimi i SportBible, i cili më pas është fshirë pas reagimit të Mbappe-s

“FAKE”, ka shkruar 23 vjeçari, duke nënkuptuar që lajmi është i rremë.

Sipas raportimit të mediumit, Mbappe kishte vendosur për largimin e plot 14 figurave nga PSG, duke përfshirë edhe bashkëlojtarin e tij Naymar Jr dhe trajnerin Maurizio Pochettino.

Kylian mund të mos ketë një vend në bordin e PSG-së në cilësi zyrtare, por sipas “GOAL.com”, mendimi i tij vlerësohet dhe merret parasysh nga zyrtarët e klubit.

Pochettino, Neymar dhe Mbappe

Kurse, për sa i përket Neymar-it, drejtuesit e kampionit të Francës e kanë në shitje brazilianin dhe një ofertë e konsiderueshme mund ta lë atë jashtë “Parkut të Princave”.

Ndërsa e ardhmja e trajnerit argjentinas është akoma e paqartë, me dështimet e tij në Ligën e Kampionëve që mund t’i japin fund aventurës se tij franceze.

Kylian Mbappe dhe Naser Al-Khelaifi

Përndryshe, Mbappe nënshkroi me Parisin deri në qershorin e vitit 2025, duke injoruar kështu interesimin e kahmotshëm të Real Madridit që e kërkonte që tre sezone. /Shqip.com