Fahrije Hoti ”Evropiania e Vitit 2022’’ flet për Shqip.com pas fitimit të çmimit

Fahrije Hoti është shpallur ”Evropiania e Vitit 2022’’ nga ana e Zyrës së Bashkimit Evropian.
Fituesi shpallet po ajo figurë që merr më së shumti pëlqime, dhe duke u bazuar në numrin e pëlqimeve, Fahrije Hoti ka dal të jetë më e votuara.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë pati bërë thirrje që të votohet një individ apo institucion që ka kontribuar më së shumti në promovimin e vlerave evropiane në Kosovë gjatë vitit të fundit, andaj dhe Fahrije Hoti është votuar më së shumti për këtë emërtim.
Lidhur më këtë çmim, Farije Hoti është deklaruar për Shqip.com se është shumë e lumtur për këtë çmim.
‘’Ka qenë një garë, mbrëmë pasi u publikuan rezultatet ka qenë një ndjenë e mirë, ka qenë një sfidë për mua’’ ka thënë Hoti për Shqip.com
Hoti ka thënë se ky çmim është një ndjejnë e mirë për të.
‘’Këto janë ndjena të mira për mu, për familjen time, për gratë e Krushës, që sot jam simbol i paqes, punës dhe përkushtimit’’ ka thënë Hoti.
Ajo po ashtu ka falënderuar qytetarët për përkrahjen.
‘’Unë i falënderojë qytetarët për përkrahjen e që më ka dhënë jo veç për këtë çmim por edhe për atë që qytetarët konsumojnë produktet tona vendore’’ ka thënë Hoti.
Historia e saj frymëzuese e bëri atë personazhin kryesor të filmit të nominuar për Oscar, Zgjoi./Shqip.com