Teknologji

Facebook kërkon falje pasi shërbimet patën probleme sërish

Mark Zuckerberg

Facebook ka raportuar përsëri probleme me shërbimet e tij, vetëm disa ditë pasi një ndërprerje e madhe goditi rrjetet sociale si WhatsApp, Instagram dhe Facebook për rreth gjashtë orë.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet dhe produktet tona,” tha firma.

“Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim.”

Problemet aktuale duket se po ndikojnë në platformën e ndarjes së fotografive dhe videove Instagram në veçanti, shkruan BBC, transmeton Shqip.com.

Në një postim në Twitter, firma shkroi: “Ne e dimë se disa prej jush mund të kenë disa probleme duke përdorur Instagram tani. Na vjen shumë keq dhe po punojmë për të rregulluar sa më shpejt që të jetë e mundur.”

Disa përdorues të prekur dolën menjëherë në Twitter dhe platforma të tjera të mediave sociale për t’u ankuar për ndërprerjen e dytë në Instagram dhe ndanë meme për këtë çështje.

Të hënën, Facebook – i cili zotëron WhatsApp dhe Instagram – fajësoi një çështje teknike të brendshme për ndërprerjen e madhe e cila jo vetëm që preku shërbimet e firmës, por edhe kartat e punës së punonjësve dhe postën elektronike.

Shërbimet u ndërprenë nga rreth orës 16:00 GMT deri rreth orës 22:00 të së hënës./SHQIP.com