Evropa përballet me rritje infeksionesh COVID-19

Shkalla e lartë e transmetimit të COVID-19 në të gjithë Evropën është “thellësisht shqetësuese”, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), duke bërë thirrje për rritjen e vaksinimit.
Dr Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së në Evropë, u tha gazetarëve se ndërsa verës i vjen fundi, fotografia epidemiologjike në 53 vendet që monitoron “është e përzier” me një “rritje më të madhe se 10% të rasteve të rasteve 14-ditore”.
“Ky transmetim i lartë është thellësisht shqetësues, veçanërisht në dritën e marrjes së ulët të vaksinimit në popullatat prioritare në një numër vendesh,” tha ai.
Kluge tha se “disa vende kanë filluar të vërejnë një barrë në rritje për spitalet” dhe se “një rritje veçanërisht e madhe e rasteve” po vërehet në Ballkan, Kaukaz dhe vendet e Azisë Qendrore.
Javën e kaluar gjithashtu u pa një “11% rritje e numrit të vdekjeve në rajon”. /Shqip.com