Evakuimi shtyhet, zëvendëskryetari i Mariupolit thotë që nuk po është e mundur në mes të bombardimeve

Evakuimi i civilëve nga Mariupoli është shtyrë, sipas këshillit të këtij qyteti.
Ata thonë se pala ruse nuk e ka respektuar armëpushimin e përkohshëm në fuqi dhe se banorët duhet të shpërndahen dhe të gjejnë vende strehimi dhe se më shumë informacion do të jepet së shpejti, raporton BBC.
Zëvendëskryetari i qytetit është shprehur se është e pamundur të evakuohemi në mes të bombardimeve të vazhdueshme.
Ai ka thënë që kanë vendosur të i kthejnë prapa qytetarët, dhe ta ndalin evakuimin, sepse nuk është sigurt në rrugë.
Sehiy Olov i tregon BBC se ka bombardime të vazhdueshme në Mariupol, edhe përgjatë rrugës së dakorduar për evakuim, afër qytetit Orikhiv.
“Nuk është e sigurt të shkojmë nëpërmjet kësaj rruge shkaku i këtyre luftimeve”, thotë ai.
Qeveria ukrainase është duke folur tashmë me zyrtarë rusë për shkeljen e armëpushimit, thotë ai, the bisedimet janë në zhvillim e sipër.