Rozë Ndërkombëtar

Eurovisioni ndryshon rregullat e votimit pas dallavereve

Unioni Evropian i Transmetuesve ka marrë vendim për të ndryshuar mënyrën e votimit në Eurovisionin e vitit të ardhshëm.

Pas parregullsive në procesin e votimit për Eurovisionin e këtij viti, u krijua një grup pune i anëtarëve të EBU-së për të parë mënyrat për të mbrojtur integritetin e ngjarjes, i cili vendosi që për vitin e ardhshëm do të jenë vetëm shikuesit që do të vendosin se cilat vende do të kalojnë në Finalen e Madhe.

Audienca në të gjitha vendet pjesëmarrëse, do të jenë në gjendje të votojë me SMS nga telefoni ose nëpërmjet aplikacionit të Eurovision Song Contest.

Ata që shikojnë në pjesën tjetër të botës do të mund të votojnë përmes një platforme të sigurt në internet duke përdorur një kartë krediti nga vendi i tyre.

Vendet që kualifikohen nga dy gjysmëfinalet, 10 nga secila, do të vendosen tani vetëm në bazë të votave të hedhura nga shikuesit, në vend të një kombinimi të një jurie dhe votimit publik, siç ka ndodhur që nga viti 2009.

Dhe, për herë të parë ndonjëherë, ata që shikojnë në vendet që nuk marrin pjesë në konkurs, do të jenë gjithashtu në gjendje të votojnë për këngët e tyre të preferuara në internet.

Votat e tyre do të mblidhen së bashku dhe do të konvertohen në pikë që do të kenë të njëjtën peshë si një vend pjesëmarrës në të dy gjysmëfinalet dhe në finalen e madhe.

Eurosong ishte planifikuar të organizohej në Ukrainë, por për shkak të luftës, Britania mori përsipër të organizoj këtë ngjarje, në emër të Kievit.

/Shqip.com