Lajme

Eurodeputeti austriak: Hapi i parë i Serbisë drejt BE-së duhet të jetë njohja e Kosovës

Lukas Mandl

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka thënë se hapi i parë i Serbisë drejt Bashkimit Evropian duhet të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur ai përmes një postimi në rrjetin social në Twitter.

“Asnjëherë nuk e dija se do të kishte një alternativë për evropianët (në këtë rast në Serbi) në rrugën drejt BE-së. Por mirë nëse Aleksandër Vuçiq kujtohet tani. Hapi i parë pas kësaj “përvoje të damaskut” duhet të jetë njohja e shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës, pa vonesa të mëtejshme”, ka shkruar Mandl në Twitter.

Mandl është po ashtu anëtar i Parlamentit Evropian./Shqip.com