Sport Ndërkombëtar

Euro 2024, Zvicra e Xhakës përballet me Anglinë, Turqia pret Holandën

Logoja e EURO 2024
Logoja e EURO 2024

Kampionati Evropian vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të çerekfinaleve.

Angli-Zvicër është dueli i parë që luhet sot prej orës 18:00, ndeshje kjo që zhvillohet në kuadër të çerekfinales së këtij eventi të madh në futbollin evropian.

Dueli mes ‘Tre Luanëve’ dhe zviceranëve pritet të prodhojë një ndeshje tejet interesante.

Zvicra me kapitenin Granit Xhaka pasi eliminoi Italinë, synon të ‘rrezojë’ edhe Anglinë, mision ky aspak i lehtë për skuadrën helvete pasi që ‘Tre Luanët’ nuk dorëzohen lehtë pavarësisht formës jo të mirë që po tregojnë anglezët në këtë Evropian.

Holandë-Turqi, është sfida e fundit e fazës së çerekfinaleve, ndeshje kjo që starton në orën 21:00.

/Shqip.com