Lajme

EULEX gjenë mangësi në sistemin e drejtësisë në Kosovë

Sot gjatë ditës, EULEX ka prezantuar raportin e tretë publik për monitorimin e drejtësisë për periudhën nëntor 2021- shtator 2022.

Ky raport, paraqet mangësi dhe pak zhvillime inkurajuese në ndarjen e drejtësisë në Kosovë.

Në kuadër të mangësive, raporti paraqet edhe dënimet në rastet e dhunës në baza gjinore të cilat cilësohen si konsekuente.

Krahas kësaj, përshkruhen ngecje në rastet e korrupsionit të profilit të lartë.

“Aplikimi i dënimeve plotësuese nuk shfrytëzohet mjaftueshëm; ka ngecje në shumë raste të korrupsionit të profilit të lartë; bashkëpunimi ndërmjet agjencive si dhe puna policore në bazë të dhënave të inteligjencës dha kapacitetet për hetime financiare në luftën kundër korrupsionin mbetet i dobët;  progresi në ndjekjen penale të krimeve të luftës kufizohet në një numër të kufizuar rastesh; dënimet në rastet e dhunës në baza gjinore nuk janë konsekuente”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Pak zhvillime cilësohet të ketë në rastet e terrorizimit, ku thuhet se janë trajtuar në mënyrë efikase nga Policia, Prokuroria dhe Gjykatat.

“Shkalla e seancave joproduktive në rastet e monitoruara është në rënie; disa raste të profilit të lartë të monitoruara tani janë aktive pas një periudhe të gjatë të pasivitetit; Sistemi Informativ për Menaxhimin e Lëndëve tani është duke funksionuar në të gjitha gjykatat; rastet e terrorizmit janë trajtuar në mënyrë efikase nga policia, prokuroria dhe gjykatat”.

Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark tha se ky raport mbulon edhe dy fusha të reja.

“Për herë të parë, ky raport i mbulon edhe dy fusha të reja: krimet kundër gazetarëve dhe drejtësinë për të miturit. Në kuadër të temës së luftës kundër korrupsionit, ky raport gjithashtu për herë të parë e trajton, fatkeqësisht, edhe korrupsionin e përhapur gjerësisht në sektorin e kujdesit shëndetësor”, tha Wigemark.

Ndërsa, ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ky raport është i vlefshëm për të ritheksuar gjendjen e renduar në sistemin e drejtësisë.

/Shqip.com