EULEX flet për situatën e sigurisë në veri të Kosovës
Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë – EULEX ka thënë se situata në veri të vendit është e qetë, por e brishtë.
EULEX ka bërë me dije se vazhdojnë patrullimet në urën kryesore mbi lumin Ibër.
“Për të fituar vetëdijen për situatën, Njësia e Formuar Policore e EULEX-it po kryen patrullime të rregullta mobile të zbulimit në baza 24/7, duke përfshirë – por pa u kufizuar në – afërsinë e urës. EULEX-i nuk ka një prani statike të sigurisë në urë. EULEX-i kryen patrullat e veta të zbulimit në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, në përputhje me mekanizmin reagues të sigurisë me tre nivele të Kosovës, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti dhe KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë” thuhet në përgjigjen e EULEX-it për rtv21.
/Shqip.com