Ethemi shënon në Turqi
Publikuar:
(09.01.2023 21:05:52)

Mesfushori shqiptar, Valon Ethemi ka shënuar gol në minutën 102-të për t’ia siguruar një pikë Istanbulsporit në ndeshjen kundër Gaziantepit.
Ethemi e shënoi golin nga penalltia, ndërsa ndeshja përfundoi me rezultatin 1:1.
Ky duel i takoi xhiros së 18-të të Superligës së Turqisë.
Ethemi luajti deri në fund, ndërsa minutën e 89-të Jetmir Topalli doli nga fusha. Në minutën e 81-të nga fusha doli edhe Valmir Veliu i Gaziantepit. Istanbulspori zë vendin e fundi me 12 pikë, kurse Gaziantepi në pozitën e 11-të me 19 pikë.
/Shqip.com