Espanyoli e befason Real Madridin

Espanyoli është kujdesur për befasinë e javës në La Liga.
Të rikthyrit në futbollin elitar spanjoll, kanë mposhtur Real Madridin me rezultat të ngushtë 2-1, shkruan Shqip.com.
Edhe pse ekipi i udhëhequr nga Carlo Anchelotti ishte favorit total në letër, në fushën e gjelbër gjërat rrjedhën ndryshe.
Ishte, Raul De Tomas që shënoi golin e parë në këtë takim, pas vetëm 17 minutave të zhvilluara, ndërsa u asistua nga Embarba. Ky ishte edhe goli i vetëm në këtë 45 minutësh.
Në pjesën e dyë, madrilienët u munduan me çdo kusht për ta barazuar rezultatin, por duke sulmuar lanë hapësirë në repartin defanziv.
E, këto hapësira i shfrytëzoi Alex Vidal i cili e tundi rrjtën dhe e dyfishoi epërsinë e skuadrës së tij.
Përkundër përjpjekjeve të vazhdueshme nga “Loc Blancos” e gjitha çka mundën të bëjnë deri në fund ishte ngushtimi i rezultatit me anë të Karim Benzemas.
Përkundër, kesaj disfate galaktikët janë lider në La Liga, me 17 pikë, aq sa ka edhe Atletico Madrid në vendin e dytë.
Në anën tjetër, Espanyoli pozicionohen në vedin e 12-të me nëntë pikë./Shqip.com