‘Eskalon’ debati mes Donaldit dhe Beatrix – çifti me krizë serioze të lidhjes
Publikuar:
(11.01.2022 23:44:01)

Donaldi dhe Beatrix janë çifti më i komentuar brenda shtëpisë së famshme.
Dyshja së fundmi kanë filluar që të kenë krizë serioze të lidhjes, derisa aludohet se edhe mund të ndahen.
E ftuar në dhomën e rrëfimeve, Beatrix ka filluar që të qajë, për shkak të gjendjes së saj emocionale.

Ajo u shpreh se po ndihet e mërzitur, vetëm pasi sheh se Donaldi është duke u larguar nga ajo.
Pas kësaj, në shtëpi dyshja patën një debat të ashpër mes vete, teksa edhe nga banorët u supozua që t’i japin kohë vetes./SHQIP.com