Escobar viziton Bosnjën, nuk do ta takojë Dodikun

I Dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të dielën do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare të tij në Bosnje e Hercegovinë, transmeton Shqip.com.
Në këtë vizitë, Escobar nuk do të takohet me të gjithë anëtarët e Presidencës së Bosnjës, përfshirë edhe anëtarin serb, Millorad Dodik, i cili e kritikoi atë së fundmi, raporton Klix.ba.
Vizita e tij lidhet me zhvillimet e fundit në Bosnjë ku ditë më parë është provuar që të ndryshohet Ligji për Zgjedhje i cili ngjalli reagime të shumta.
Escobar pritet të takohet me kryetarin e Presidencës, Zeljko Komsic, dhe bordin e dy dhomave të Parlamentit të Bosnje e Hercegovinës, përkatësisht Bakir Izetbegoviq, Dragan Covic, Nikola Spiric, dhe Denis Zvizdic./SHQIP.com