Escobar pas takimit me opozitarët: Na siguruan, nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është deklaruar pas takimit që pati me krerët e partive opozitare.
Ai ka thënë se opozitarët e siguruan atë që nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator.
“Ata na siguruan se nuk duan asnjë përshkallëzim, nuk duan dhunë në 1 shtator. Pra, tani jemi këtu sot për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira dhe gjithë ai optimizëm të përkthehen në të mirë të vendit”, tha Escobar.
Ai më tej nuk dha ndonjë deklaratë shtesë.
Escobar në këtë takim ishte i shoqëruar edhe nga homologu i tij i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.
Më parë dyshja kanë mbajtur takim me Kurtin dhe Osmanin.
Ky takim vjen pas atij që kishin në Bruksel bashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe vendimit për targa që pritet të jetë nga 1 shtator./SHQIP.com