Escobar pas takimit me Dodik: U pajtuam që të mos ketë luftë

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, tha se bashkë me anëtarët e Kolegjiumit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Dhomës së Popullit të Asamblesë Parlamentare të Bosnjes e Hercegovinës janë pajtuar që të mos ketë luftë.
Ai thotë se mesazhi që mori nga këta liderë që takoi sot, do të dëgjohet edhe nga liderët tjerë të rajonit.
“Gjëja më e rëndësishme për të cilën u pajtuam me të gjithë bashkëbiseduesit me të cilët biseduam sot, të gjithë jemi dakord që nuk do të ketë luftë dhe mendoj se ky është mesazhi më i rëndësishëm që kemi. Nuk është një mesazh që do ta dëgjoni vetëm nga ata liderë që takova sot, është një mesazh që do ta dëgjoni edhe nga liderët nga rajoni”, tha ai nga Sarajeva, raporton Avaz, transmeton Shqip.com.
Takimi mes Milorad Dodik dhe Gabriel Escobar
Escobar vlerëson se takimi me anëtarin serb të Presidencës së BeH, Milorad Dodik, ka qenë produktiv dhe thotë se është e hapur mundësia për të tërhequr të gjitha ato vendime që kanë të bëjnë me transferimin e kompetencave në mënyrë që të vazhdojnë të punojnë për zhvillimin ekonomik./Shqip.com