Lajme

Escobar arrin në Kosovë, viziton Manastirin e Deçanit

Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-së Gabriel Escobar ka mbërritur në Kosovë.

Ai vizitën e parë e ka zhvilluar në Manastirin e Deçanit.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Manastri i Deçanit.

“Sot Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-së Gabriel Escobar vizitoi Manastirin e Deçanit së bashku me Alyson Grunder, Zëvendës Shefe e Misionit të Ambasadës së Amerikës në Prishtinë dhe kolegët e tyre. Ne jemi mirënjohës për angazhimin e vendosur të SHBA-së për mbrojtjen e të gjitha komuniteteve dhe trashëgimisë fetare në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Edhe Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, pritet të nisë të hënën një vizitë në Kosovë.

Vizita e tyre pritet të ndodhë në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

/Shqip.com