Erona Shabani – “rrëmben” medalje në Turqi
Publikuar:
(21.02.2022 12:01:59)

Edhe një medalje për Kosovën, por jo në xhudo.
Erona Shabani është kurorëzuar me të bronztën – në Kampionatin Evropian të Muaythait – të mbajtur në Stamboll, Turqi.
Shabani ka shkruar hisytorinë – pasi është medalja e parë – në këtë sport në një kompeticion të tillë.
Shabani garoi në kategorinë -67 kilogramë për senior.
Në këtë Evropian – Kosova mori pjesë me gjithesej pesë garues, por jo të gjithë i përcolli fati i njëjti.
Një fitore e arkëtoi Arbos Maliqi, në katërgorinë -67 kilogramë – por çerekfinalja ishte ndalesa e tij.
Kjo garë nisi me 12-të shkurt dhe zgjati tetë ditë. /Shqip.com