Ermal Krasniqi nuk ka të ndalur, shënon gol dhe e dërgon Clujin në gjysmëfinale të Kupës së Rumanisë

Ermal Krasniqi vazhdon shkëlqimin te skuadra rumune CFR Cluj.
Krasniqi ia ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Rumanisë skuadrës së Clujit, e cila të enjten mbrëma fitoi në shtëpi kundër Argesit në çerekfinale të Kupës me rezultatin 1:0, shkruan Shqip.com.
Ish-futbollisti i Ballkanit e fitores e shënoi Ermal Krasniqi në minutën e 89-të.
Krasniqi u inkuadrua në lojë në fillim të pjesës së dytë dhe ishte vendimtar në rezultatin final të ndeshjes.
Për 24-vjeçarin ishte goli i pestë i edicionit në të gjitha garat, ndërsa e ka edhe një asistim.
Cluji në gjysmëfinale do të luajë kundër skuadrës Sepsi Sf. Gheorghe.
Ermal Krasniqi s’ka të ndalur, futet në lojë dhe realizon gol të bukur për Cluj 👏🏻🇽🇰 pic.twitter.com/axiYzMK5Sb
— LIG Sport (@lig_sport) April 6, 2023
/Shqip.com