Sport Ndërkombëtar

Ermal Krasniqi ia bën sefte në Rumani, shënon gol në derbin për pozitën e parë

Ermal Krasniqi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij tek ekipi rumun CFR Cluj.

Ai ka arritur që të shënojë gol në derbin për pozitën e parë kundër ekipit të Farul Constanta.

Krasniqi e nisi ndeshjen që nga minuta e parë por që ju deshën 49-të minuta për të gjetur rrugën e golit.

24-vjeçari ka luajtur për Ballkanin për më shumë se tre sezone.

Ai është paraqitur 105 herë për skuadrën nga Suhareka duke shënuar 39 gola dhe duke bërë 17 asistime.

Futbollisti nga Malisheva në muajin nëntor ka bërë edhe paraqitjen e parë për kombëtaren e Kosovës.

/Shqip.com