Erkand Qerimaj triumfon në baterinë B, por mbetet larg zonës së medaljeve

Pasi peshëngritësi Briken Calja vetëm për një kilogram nuk arriti t’i sigurojë medaljen olimpike, radhës për të garuar e kishte Erkand Qerimaj, shkruan Shqip.com.
Peshëngritësi Shkodran garoi në baterinë B në peshën deri në 81 kilogram, ku bëri paraqitje mjaftë të mirë, duke e mbyllur garën në vendin e parë me 338 kilogram të gritura në dygarësh.
33-vjeçari e nisi me 151 kilogram në stilin e shkëputjes dhe ia doli me sukses, teksa po aq mirë ja doli edhe në dy provat e radhës me 155 dhe 15 kilogram, ose 17 kilogram më tepër se ndekësit më të afërt.
Kurse në stilin e shtytjes nuk doli edhe aq mirë, kjo pasi me sukses arriti të ngritë 181 kilogram në provën e parë.
Por, më pas dështoi për të ngritur 185 dhe 187 kilogram, duke mbyllur dygarëshin me 338 kilogram në total.
Derisa zhvillohet konkurrimi në baterinë A, dhe vetëm pas këtyre garave do të mësohet pozicionimi final i Erkand Qerimaj, shanset e tij për të qenë pjesë e zonës së medaljeve janë thuajse zero./Shqip.com