Erkan Qerimaj shpallet kampion i Evropës – në peshngritje
Publikuar:
(31.05.2022 22:20:50)

Edhe një sukses i madh ka zbarkuar në tokën shqiptare.
Erkand Qerimaj është shpallur kampion i Evropës në peshngritje – në stilin e shkëputjes.
Peshngritësi nga Shqipëria ka arritur të ngrejë deri në 150 kilogramë – duke lënë prapa tij çdo garues tjetër.
Për Qerimaj – ky ishte një gëzim i dyfishtë për shkak se kampionati po mbahet në Tiranë.
Në të njëjtën kategori mori pjesë edhe peshngritësi tjetër, Briken Calja, por nuk pati sukses.
Ai pati dhimbje në krah – dhe nuk arriti që të garojë për 150 kilogramë.
Qerimaj garoi në baterinë B, kurse Calja në baterinë A . /Shqip.com