Lajme Ballkan

Erdogan vendos të shpallë zgjedhje të parakohshme

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi do të zhvillohen në mes të majit.

Kështu ka vendosur presidenti i Turqisë, Taip Erdogan.

“Unë do të përdor autoritetin tim për të caktuar datën e zgjedhjeve me 14 maj 2023”,

Për të mos prishur datat e provimeve në shkolla, ai ra dakord për këtë orar të zgjedhjeve me partnerin e vogël ultra-nacionalist të koalicionit MHP.

Zgjedhjet në Turqi është dashur të mbahen me 18 qershor të këtij viti. Zgjedhjet shihen si një sprovë e madhe për Erdoganin, i cili është në pushtet për 20 vjet.

Ai u zgjodh kryeministër në vitin 2003, ndërsa president i shtetit është prej vitit 2014.Sipas sondazheve, rizgjedhja e tij nuk është e sigurt.

68-vjeçari aktualisht është nën presion të jashtëzakonshëm politik të brendshëm, veçanërisht për shkak të krizës ekonomike dhe normës jashtëzakonisht të lartë të inflacionit në vend, raporton DW.

/Shqip.com