Lajme Botë

Erdogan thotë se “respekton” mohimet e Rusisë për incidentin me raketa në Poloni

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha se ai respekton mohimin e përfshirjes së Rusisë në një shpërthim vdekjeprurës në Poloni, por shtoi se incidenti duhet të hetohet.

Dy persona u vranë të martën kur ajo që autoritetet polake thanë se ishte një “raketë e prodhuar nga Rusia” u ul pranë fshatit Przewodoë, rreth 4 milje (6.4 kilometra) në perëndim të kufirit ukrainas.

Duke folur të mërkurën në një konferencë shtypi në samitin e G20 në Bali, Erdogan tha se “duhet të respektojë deklaratën e bërë nga Rusia” se ajo nuk ishte përgjegjëse, raporton CNN.

“Ne e marrim seriozisht deklaratën e Rusisë se “[ajo] nuk ka të bëjë fare me ketë. Ketë mëngjes, kur u takova me kancelarin gjerman z. [Olaf] Scholz, ne gjithashtu ramë dakord se nevojitet hetim i mëtejshëm”, tha ai.

Rrethanat rreth incidentit, duke përfshirë kush e gjuajti raketën dhe nga u hodh, mbeten të paqarta. Si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë përdorur municione të prodhuara nga Rusia gjatë konfliktit pothuajse nëntë-mujor.

/Shqip.com