Epidemiologu shqiptar del kundër vaksinimit të disa fëmijëve ndaj COVID-19

Epidemiologu Ilir Alimehmeti është shprehur kundër vaksinimit ndaj Coronavirsut të fëmijëve që gëzojnë shëndet të mirë.
Sipas epidemiologut, fëmijët e shëndetshëm nuk do të përfitojnë imunitet më të mirë nëse vaksinohen kundër COVID-19.
“Për fëmijët që kanë sëmundje, patjetër që duhet të vaksinohen. Këtu nuk ka asnjë lloj dyshimi. Por, përsa i përket fëmijëve të shëndetshëm nuk ka një përfitim madhor, sepse fatmirësisht nga pikëpamja e sëmundjes, ata që e kalojnë në mënyrë natyrore, e kalojnë shumë lehtë. Një llogaritje e bërë nga organet zyrtare të Britanisë së Madhe, thotë që duhen vaksinuar 25 mijë fëmijë, që të evitohet një shtrim i vetëm në spital”, ka thënë Alimehmeti për TCH.

Shqipëria ka miratuar vaksinimin ndaj COVID-19 për fëmijët 12 vjeç e lart për ata që kanë sëmundje kronike dhe 15 vjeç e lart për fëmijët e shëndetshëm./Shqip.com