Sport Ndërkombëtar

Enrique me disa fjalë interesante për Mourinhon

Përzgjedh]si i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique ka dhënë disa komente lidhur me Jose Mourinho.

Luis Enrique dhe Jose Mourinho, së bashku me Pep Guardiola, ishin te Barcelona në kohën kur Louis Van Gaal drejtonte klubin.

Sipas Lucho, askush nuk priste që Jose Mourinho të bëhej ashtu siç është tani, pasi portugezi ishte më i heshtur.

“Askush nuk priste që Mourinho të bëhej ai që është sot. Ai ishte i heshtur, por ishte i vetmi që guxonte t’i kthente fjalën Van Gaal”, ka thënë Enrique.

Trajneri i Spanjës ka bërë të ditur se mban akoma kontaktet me ‘Special One’.

“Qëndroj akoma në kontakt me të. Më pëlqen shumë Jose”, shtoi ish-trajneri i Barcelonës.

Luis Enrique dhe Spanja e tij do të kenë sonte një test të vështirë, kur përballë do të kenë Kombëtaren e Gjermanisë.

/Shqip.com