Rozë

Eni rrëfen historinë e babait abuziv: Nëna abortoi dy herë

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Eni Tare, ka rrëfyer një histori të dhimbshme familjare, me të cilën është përballur.

Ai ka rrëfyer për problemet e familjes, qysh kur ishte në moshën 10-vjeç.

Ai tregoj se babain e kishte alkoolist, gjë që kishte krijuar debate.

Ai tha se babai i tij shpesh herë ka qenë edhe abuziv ndaj nënës së tij,  e që kjo ka pasuar edhe në abortim dy herë.

“Më mungonin gjërat elementare, më së shumti ngrohtësia e babait”, tha ai gjatë rrëfimit.

Ai tha se gjatë kohës kur ishte në klasën e gjashtë janë larguar së bashku me nënën e tij.

Mirëpo, ai rrëfej se një ditë ai ishte rikthyer tek babai i tij, e për të cilin e ndjen veten fajtor.

Pas rrëfimit, Eni është surprizuar nga nëna e tij, e cila i tha se ndihej krenare me të.

/Shqip.com