Ëndrra e quajtur “Barcelonë” po merr fund për Rey Manaj

Konsiderohej si një nga talentët më të mëdhenjë shqiptar, por karriera e tij ka pësuar një rënie të madhe.
Rey Manaj – është afër transferimit te Watfordi, skuadër e cila garon në kategorinë e dytë të futbollit anglez.
Manaj – do të jetë në formë huazimi në këtë sezon, teksa mbetet në pronësi të Barcelonës – pasi ka kontratë me katalunasit deri në vitin 2023.
Qendërsulmuesi ishte pjesë e Speazias në kampionatin e kaluar – ku në 30 ndeshje të zhvilluara shënoi pesë gola.
25 vjeçari nuk arriti asesi që të bënte kalimin nga Barça B në ekipin A ani pse shumë shpesh stërvitej me ekipin e parë.
Duke marrë parasysh që Watfordi ka ishte pjesë e Premierligës sezonën e kaluar – ndoshta kjo mund të jetë një “rilindje” për të.
Fusha e gjelbër do e tregojë më së miri – fatin e Manajt. /Shqip.com